Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës
Gjenden dy motoristët që kishin humbur kontaktet në zonën e Majës së Jezercës. Pas disa orësh kërkime intensive në një nga terrenet më të vështira malore të vendit, ekipet e shpëtimit arritën t’i lokalizonin dhe t’i nxirrnin të sigurt. Tërheqja e motoristëve u realizua nga Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe ekipet shqiptare të kërkim-shpëtimit. Falë koordinimit mes strukturave të angazhuara, operacioni u përmbyll pa pasoja për jetën e tyre, pavarësisht vështirësive që paraqiste terreni malor i Jezercës.
Burimi:
gijotina.com