Dyshohet se ka humbur jetën në minierën e Bulqizës, vijojnë kërkimet për gjetjen e minatorit 40-vjeçar

Dyshohet se ka humbur jetën në minierën e Bulqizës, vijojnë kërkimet për gjetjen e minatorit 40-vjeçar

Vijojnë kërkimet për gjetjen e minatorit që dyshohet se ka humbur jetën në një nga galeritë e minierës në zonën e Tërnovës së Madhe, Njësia Administrative Zerqan, Bashkia Bulqizë, Ilir Koloveri 40 vjeç. Ekipet e shpëtimit, së bashku me specialistët e minierës dhe strukturat përgjegjëse, kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës dhe vijojnë operacionin edhe mëngjesin e sotëm, në përpjekje për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e minatorit. Sipas informacioneve paraprake, minatori ka mbetur i bllokuar brenda galerisë pas një shembjeje masive të materialit minerar. Kushtet e vështira nëntokësore, rreziku i shembjeve të tjera dhe sasia e madhe e materialit të rrëzuar kanë vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit, të cilat po avancojnë me kujdes për të garantuar sigurinë e tyre gjatë operacionit....