Kryebashkiakja Juliana Memaj kundër shkrirjes së Dimalit: Duhet të vijojë të jetë bashki më vete! Procesi nuk është…
Kryetarja socialiste e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, ka kundërshtuar propozimet e Partisë Socialiste për reformën e re territoriale, duke kërkuar që kjo bashki të ruajë statusin e saj si njësi më vete. Në një reagim të gjatë, Memaj argumenton se Dimal ka identitet historik, potencial ekonomik dhe kapacitete administrative që justifikojnë vijimin e funksionimit si bashki më vete. Ajo thekson se propozimi për shkrirjen e Bashkisë Dimal nuk është i mbështetur në analiza të qarta dhe nuk është shoqëruar me një proces transparent. “10 vjet për të gjykuar për një reformë territoriale është shumë pak. Aq më tepër kur analiza e bërë për riorganizimin territorial dërguar në Kuvend nuk na është vënë në dispozicion që stafet tona të kishin mundësi te njiheshin e të bëheshin...
Burimi:
sot.com.al