Aksion antidrogë/ Asgjësohet parcela me mbi 1100 bimë narkotike, arrestohen dy persona

Aksion antidrogë/ Asgjësohet parcela me mbi 1100 bimë narkotike, arrestohen dy persona

Një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike nga Policia e Dibrës ka çuar në arrestimin e dy personave dhe zbulimin e një parcele të mbjellë me mbi 1 mijë bimë Cannabis Sativa. Gjatë kontrolleve në terren dhe monitorimit nga ajri me dronë, efektivët zbuluan parcelën e kultivuar me bimë narkotike në zonën e “Liqenit të Lukanit”, në territorin e Bashkisë Dibër. Në momentin e ndërhyrjes u arrestuan në flagrancë dy persona, konkretisht shtetasit me iniciale A. K., 38 vjeç, banues në Kamëz, dhe A. B., 39 vjeç, banues në fshatin Derjan të Bashkisë Mat. Policia bën me dije se në parcelë u gjetën dhe u asgjësuan 1121 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, ndërsa materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Dibrës për hetime të...