Bilanci i zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri
Ministria e Mbrojtjes ka bërë së fundmi bilancin e situatës së zjarreve që prej ditësh kanë përfshirë disa zona të vendit. Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 11 vatra zjarri, 7 prej të cilave janë tashmë nën mbikëqyrje, ndërsa 4 vijojnë të jenë aktive. Për përballimin e situatës janë angazhuar 332 forca operacionale dhe 15 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 150 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 automjete zjarrfikëse, 1 ekskavator i rëndë, 4 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”. Një nga vatrat kryesore që vijon të jetë aktive është ajo në Gojan-Gjegjan, në Pukë, ku ndërhyrja po kryhet nga toka dhe ajri. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, operacioni ka sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës në Gojan të Madh dhe Gojan...
Burimi:
javanews.al