“ABC Australia” për Shqipërinë: Protesta më e madhe që prej rënies së komunizmit! Shqiptarët kundër kryeministrit Rama
Media australiane “ABC Australia”, i ka kushtuar një artikull të gjatë situatës në Shqipëri, duke u ndalur te protestat e zhvilluara në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe debatet për zhvillimin e bregdetit shqiptar. Në artikullin e publikuar nga ABC, thuhet se në Shqipëri po rritet një valë zemërimi “në një nivel që nuk është parë që prej rënies së komunizmit”, ndërsa lëvizja e protestës, e quajtur “Revolucioni i Flamingove”, është kthyer në një reagim të gjerë qytetar kundër politikave të qeverisë për zonat natyrore dhe zhvillimin turistik. Sipas ABC, protestat që nisën për shkak të shqetësimeve mjedisore rreth projekteve turistike në zonën e Sazanit dhe Lagunës së Nartës, janë zgjeruar duke marrë një karakter më të gjerë politik, ku qytetarët shprehin pakënaqësi...
Burimi:
gijotina.com