Plagosja e turistit italian pranë Pallatit të Kulturës, procedohen penalisht tetë të mitur të moshës 13-15 vjeç

Plagosja e turistit italian pranë Pallatit të Kulturës, procedohen penalisht tetë të mitur të moshës 13-15 vjeç

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 8 të mitur, të dyshuar si të përfshirë në një konflikt ku ka mbetur i dëmtuar lehtë një 20-vjeçar italian pranë Pallatit të Kulturës. Sipas bluve të Tiranës, të miturit, të moshave 13-15 vjeç, janë shoqëruar dhe proceduar në gjendje të lirë pas veprimeve hetimore. Policia bën me dije se puna vijon për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në konflikt, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Njoftimi i policisë: DVP Tiranë Identifikohen, shoqërohen dhe procedohen penalisht 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, për plagosjen e lehtë të një shtetasi italian 20 vjeç. Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, lidhur me rastin e ndodhur pranë Pallatit të Kulturës,...