Trump: Anulova sulmet ndaj Iranit me kusht që të arrihet një marrëveshje
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ka vendosur të anulojë sulmet e planifikuara amerikane ndaj Iranit, me kusht që të arrihet sa më shpejt një marrëveshje me Teheranin. Deklarata e tij erdhi vetëm pak orë pasi mediat amerikane raportuan se Uashingtoni po shqyrtonte mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve të reja ndaj Republikës Islamike. Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të përgatitura për të vepruar ushtarakisht kundër Iranit, por ka pranuar një kërkesë nga Teherani dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme për të shtyrë çdo operacion, pasi sipas tij janë dakordësuar parametrat bazë të një marrëveshjeje. “Pranova të anuloj sulmin, me kusht që të arrijmë shpejt një marrëveshje”, deklaroi Trump. Sipas presidentit amerikan, marrëveshja...
Burimi:
vizionplus.tv