A synon Maroku të marrë Ceutën dhe Melillën? Kriza e emigrantëve ngre dyshime

A synon Maroku të marrë Ceutën dhe Melillën? Kriza e emigrantëve ngre dyshime

Ndërsa mijëra emigrantë marokenë që hynë në Ceuta po kthehen me shpejtësi në Marok, mbetet ende e paqartë pse autoritetet marokene lejuan fillimisht kalimin masiv drejt enklavës spanjolle dhe më pas rikthimin e tyre pa pengesa. Kjo situatë ka nxitur spekulime se kriza mund të lidhet edhe me pretendimet e vjetra territoriale të Rabatit ndaj Ceutës dhe Melillës. Sipas analizave të publikuara në mediat marokene pranë Pallatit Mbretëror, dy enklavat spanjolle në Afrikën Veriore cilësohen si “qytete të pushtuara”, ndërsa rikthimi i tyre nën sovranitetin e Marokut përshkruhet si një zhvillim i pashmangshëm. Portali maroken Le360 e konsideroi praninë spanjolle në Ceuta dhe Melilla një “anomali”, ndërsa në Hespress, Yahya Yahya, kreu i Komitetit Kombëtar për Riintegrimin e Dy Enklavave, deklaroi se mënyra si autoritetet...