Rrëzohet avioni në Peru, humbin jetën 11 turistë evropianë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit

Rrëzohet avioni në Peru, humbin jetën 11 turistë evropianë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit

Trembëdhjetë persona humbën jetën pasi një avion i vogël turistik u rrëzua të shtunën në jug të Perusë, gjatë një fluturimi panoramik mbi Linjat e Nazkës, një nga thesaret më të njohura arkeologjike në botë. Sipas autoriteteve peruane, në bord ndodheshin 11 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit, të cilët humbën të gjithë jetën në aksident. Viktimat përfshijnë shtatë shtetas italianë të moshës 18 deri në 54 vjeç, dy shtetas spanjollë 52-vjeçarë, dy shtetas gjermanë të moshës 77 dhe 78 vjeç, si dhe pilotin Americo Salazar dhe bashkëpiloten Irenka Guanilo del Carpio. Komandanti i policisë, Jorge Andrade, konfirmoi bilancin tragjik nga vendi i ngjarjes, ndërsa mediat lokale raportojnë se avioni u përfshi menjëherë nga flakët pas përplasjes, duke e bërë të pamundur çdo operacion shpëtimi....