Vlorë/ ‘Porche’-i përplas një vajzë te vizat e bardha dhe largohet! Automjeti luksoz u fut me semafor të kuq
Një vajzë është përplasur teksa kalonte vizat e bardha nga një automjet që nuk i ndaloi semaforit të kuq. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, pranë ish-Hipotekës. Sipas raportimeve, makina që ka përplasur të renë ka qenë një “Porche” i bardhë. E aksidentuara ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për zbulimin e automjetit dhe identifikimin e shoferit.
Burimi:
sot.com.al