Thriller në Beograd/ 28-vjeçarja ruse gjendet e vdekur në një valixhe pak ditë pas zhdukjes, arrestohet shtetasi turk
Një grua 28-vjeçare ruse, e zhdukur që nga fundi i korrikut, u gjet e vdekur në një valixhe në një kanal pranë Beogradit. Një turk 25-vjeçar, i cili dyshohet se po përpiqej të largohej nga Serbia, është arrestuar për vrasjen e saj. Trupi u gjet të enjten në mbrëmje nga banorët pranë një kanali në zonën Padinska Skela, një zonë me popullsi të pakët në anën tjetër të Danubit, larg qendrës së Beogradit. Ajo u dërgua për një ekzaminim mjeko-ligjor dhe më vonë u identifikua si Lyudmila Turkova, gruaja ruse që autoritetet e kishin kërkuar ditët e fundit. Sipas Ministrisë së Brendshme Serbe, i dyshuari kryesor për vrasjen është një shtetas turk 25-vjeçar, i cili u arrestua në aeroportin e Beogradit ndërsa po përpiqej të...
Burimi:
sot.com.al