Detaje të reja për rastin e gruas britanike që u gjet në një valixhe në Kypseli

Detaje të reja për rastin e gruas britanike që u gjet në një valixhe në Kypseli

Detaje të reja kanë dalë në dritë në rastin e 38-vjeçares britanike Elizsbrth Ross, trupi i së cilës u gjet në një valixhe  në një ndërtesë të braktisur në Kypseli. Policia greke tani po shqyrton mundësinë që ajo të ketë qenë viktimë e dikujt që po përpiqej ta ndihmonte. Sipas shtypit britanik, hetimi zbuloi se Ross, e njohur nga miqtë e saj si Lisa, ishte veçanërisht aktive në aksione solidariteti dhe kishte vizituar shpesh Greqinë gjatë shtatë viteve të fundit, duke punuar me organizata joqeveritare që mbështesnin të pastrehët dhe grupe të tjera shoqërore në nevojë. Gruaja britanike thellësisht fetare përshkruhet nga ata që e njihnin si një person me një dëshirë të fortë për të dhënë dhe për të ndihmuar të tjerët. Dëshmitë sugjerojnë...