Vëllai i ‘El Mencho’-s deklarohet fajtor, përballet me minimalisht 15 vite burg për bashkëpunim në trafikun e drogës

Vëllai i ‘El Mencho’-s deklarohet fajtor, përballet me minimalisht 15 vite burg për bashkëpunim në trafikun e drogës

Vëllai i Nemesio Rubén Oseguera Cervantes, trafikantit të drogës i njohur si “El Mencho”, është deklaruar fajtor për bashkëpunim në trafikimin e kokainës dhe metamfetaminës drejt SHBA-ve. Antonio Oseguera Cervantes ka punuar për kartelet së bashku me vëllain e tij, i cili u vra nga ushtria meksikane në shkurt. Vrasja shkaktoi trazira në mbarë vendin, me anëtarë të kartelit që ngritën bllokada në autostrada dhe u vunë zjarrin automjeteve dhe ndërtesave në 20 shtete të Meksikës. Dhuna la të vdekur më shumë se 70 persona, përfshirë 25 anëtarë të Gardës Kombëtare. El Mencho ishte bashkëthemelues dhe drejtues i Kartelit të Gjeneratës së Re të Jalisco-s, i njohur me akronimin në spanjisht CJNG. Vitin e kaluar, administrata e presidentit Trump e shpalli CJNG-në dhe kartele të...