Distafa: 485 mijë euro për kasat e parkimit, por Tirana vijon të ketë mungesë hapësirash

Distafa: 485 mijë euro për kasat e parkimit, por Tirana vijon të ketë mungesë hapësirash

Distafa, anëtar i Këshillit Bashkiak të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, lidhur me problematikën e parkimeve në kryeqytet, ka akuzuar administratën e Bashkisë së Tiranës për keqmenaxhim të fondeve publike dhe mungesë të një strategjie reale për zgjidhjen e kaosit të parkimeve. Në një deklaratë për mediat ai ka denoncuar rritjen e tarifave dhe hapjen e procedurave të reja tenderuese, duke i cilësuar ato si shembull të një modeli qeverisës që, sipas tij, rëndon qytetarët pa sjellë përmirësime konkrete në shërbime. Pjesë nga deklarata: Sipas raportimeve mediatike, ndërsa SPAK po heton një sërë procedurash në Bashkinë e Tiranës, Tirana Parking ka hapur një procedurë tenderimi me vlerë rreth 485 mijë euro për blerjen e 18 kasave automatike, një zhvillim që ngre pikëpyetje serioze...