Vihet nën kontroll pas një dite vatra e zjarrit në Bërshi të Klosit, shmangen pasojat në zonën e banuar! Dyshohet se u vu qëllimisht
Zjarri i rënë dje në masivin pyjor me dushqe në fshatin Bërshi të Klosit, është arritur të vihet nën kontroll ditën e sotme (22 gusht). Në terren janë angazhuar specialist të shërbimit pyjor, të atij zjarrfikës, administratës së bashkisë Klos dhe forcave të armatosura, për të parandaluar përhapjen e vatrës dhe dëmtimin e zonave të banuara. Vatra e zjarrit është arritur të vihet nën kontroll por ka herë pas here aktivizim të flakëve për shkak të trungjeve të thata dhe erës. Në terren aktualisht ndodhet punonjësit e shërbimit zjarrfikës dhe të shërbimit pyjor të bashkisë së Klosit të cilët ndërhyjnë për të mos lejuar situatën të dalë jashtë kontrollit. Sipërfaqja e përshkuar nga flakët është e konsiderueshme, ndërsa dyshohet se zjarri të ketë qenë i...
Burimi:
javanews.al