“Porsche” përplas një vajzë në vijat e bardha (PAMJE NGA VENDNGJARJA)
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në rrugën Transballkanike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë ish-Hipotekës, ku një automjet tip “Porsche”, me ngjyrë të bardhë, ka përplasur një vajzë teksa ajo po kalonte në vijat e bardha. E reja është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e saj shëndetësore. Dëshmitarë në vendngjarje kanë deklaruar se automjeti dyshohet se ka kaluar semaforin me dritë të kuqe, rrethanë që mund të ketë çuar në aksident. Megjithatë, shkaku i ngjarjes pritet të përcaktohet nga hetimet. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për aksidentin, ndërsa pritet të sqarojë rrethanat dhe...
Burimi:
ntv.al