Maroku i bën një nderim të veçantë Trumpit, emërton autostradën në nder të tij
Bota E Diel, 2 Gusht 2026 09:46 Maroku ka vendosur të nderojë presidentin amerikan Donald Trump duke i vendosur emrin e tij një prej autostradave më të rëndësishme në vend. Vendimi është marrë me urdhër të Mbretit Mohammed VI dhe është bërë publik nga agjencia shtetërore e lajmeve MAP. Autostrada Tiznit-Dakhla do të mbajë emrin zyrtar “Donald J. Trump”, si shenjë vlerësimi për vendimin e administratës Trump në vitin 2020, kur Shtetet e Bashkuara njohën sovranitetin e Marokut mbi Saharanë Perëndimore. Ky hap erdhi në kuadër të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike mes Marokut dhe Izraelit. Me një gjatësi prej rreth 1,055 kilometrash, autostrada konsiderohet si një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në kontinentin afrikan. Ajo lidh qytetin e Tiznitit me Dakhla, duke...
Burimi:
kohajone.com