Vala e të nxehtit përfshin Italinë, alarmi i kuq në dhjetëra qytete

Vala e të nxehtit përfshin Italinë, alarmi i kuq në dhjetëra qytete

Bota E Shtunë, 1 Gusht 2026 21:07 Italia po përballet me një tjetër valë të fortë të nxehti, duke detyruar autoritetet të aktivizojnë nivelin maksimal të alarmit në pjesën më të madhe të qyteteve kryesore të vendit. Ministria italiane e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri të hënën, 25 nga 27 qytetet kryesore pritet të jenë në alarm të kuq. Qytetarëve u është kërkuar të tregojnë kujdes, të shmangin ekspozimin e gjatë në diell gjatë orëve më të nxehta dhe të marrin masa për të mbrojtur shëndetin. Aktualisht, 19 qytete, mes tyre Roma, Milano, Napoli dhe Venecia, janë nën ndikimin e nivelit më të lartë të rrezikut për shkak të temperaturave të larta. Autoritetet paralajmërojnë se temperaturat ekstreme mund të ndikojnë jo vetëm te...