Kultivuan mbi 1100 bimë narkotike, arrestohen dy persona në Dibër
Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Dibër, pasi kishin kultivuar 1121 bimë të dyshuara kanabis. Gjatë operacionit, në një parcelë të kultivuar në vendin e quajtur “Liqeni i Lukanit”, pronë publike në territorin e bashkisë Dibër, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan një 38-vjeçar, banues në Kamëz, dhe një 39-vjeçar, banues në fshatin Derjan. Nga kontrolli u konstatuan të kultivuara 1121 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Policia e Dibrës apelon për të gjithë qytetarët, veçanërisht për banorët e zonave rurale, që të denoncojnë menjëherë çdo rast apo indicie për kultivimin e bimëve narkotike. Njoftimi: Dibër/Kontrolle intensive nga toka dhe monitorim me dronë nga ajri për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit...
Burimi:
syri.net