Ndryshon sistemi i gradave në polici, kryepolici mund të shpërblejë me gradë efektivët

Ndryshon sistemi i gradave në polici, kryepolici mund të shpërblejë me gradë efektivët

Ndryshime e reja të miratuara në ligjin për Policinë e Shtetit kanë prekur edhe sistemin e gradave, një proces i diskutuar shumëherë në radhët e uniformave blu. Tashmë, oficerët e policisë për të marrë gradat do duhet të presin më pak në kohë. Afati për kalimin nga “komisar” në “kryekomisar” dhe më tej në “drejtues” është ulur nga 5 në 4 vite, me argumentin se punonjësit që japin rezultate nuk duhet të presin gjatë vetëm për shkak të procedurave formale, duke vendosur më shumë fokus tek performanca në punë, shkruan A2. Po ashtu, drejtori i Përgjithshëm i Policisë tashmë ka të drejtën të japë ngritje në gradë edhe para afatit, në raste të veçanta. Në shenjë vlerësimi për akte heroike, sakrifica apo rrezikshmëri të lartë...