DETAJE | Të shtënat me armë në Milot, pistat ku po heton Policia
Zbardhen detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri, të regjistruara mbrëmjen e së shtunës në zonën e Milotit. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si ish-Posta e Policisë në Milot. Dyshohet se një automjet tip “Audi A6”, model i vjetër, ka ndjekur nga pas një automjet tip “Audi A7”, në të cilin udhëtonte “shënjestra”. Burimet bëjnë me dije se, ndërsa automjetet ishin në lëvizje, autori i dyshuar ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të “Audi A7”. Pavarësisht të shtënave, fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur. Nga hetimet paraprake, dyshohet se motivi i sulmit lidhet me një konflikt familjar, pasi personi, i cili ishte “shënjestër” ishte divorcuar nga motra e autorit të dyshuar. Policia...
Burimi:
javanews.al