Plagosja e turistit italian në Tiranë, procedohen 8 të mitur

Plagosja e turistit italian në Tiranë, procedohen 8 të mitur

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe proceduar penalisht tetë të mitur, të moshës 13 deri në 15 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në konfliktin ku mbeti i plagosur lehtë një turist 20-vjeçar italian. Ngjarja ndodhi më 29 korrik 2026, pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë, ku i riu italian pësoi lëndime të lehta trupore pas një konflikti. Sipas Policisë, menjëherë pas ngjarjes u kryen veprime intensive hetimore, të cilat çuan në identifikimin, shoqërimin dhe procedimin në gjendje të lirë të tetë të miturve, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si pjesëmarrës në konflikt. Blutë bëjnë me dije se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në ngjarje, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit....