Manchester United e nis me humbje, fitore befasuese e Hull (Video)

Manchester United e nis me humbje, fitore befasuese e Hull (Video)

22 Gusht 2026 15:25 Telesport Manchester United e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin e ri të Premier League. Skuadra e Carrick, në fakt, është mundur 2-0 në fushën e Hull, ekip që sapo është ngjitur nga Championship. Sfida e luajtur në MKM Stadium është zhbllokuar në minutën e 17-të me Ajayi dhe në të 38-ën ka ardhur goli i dytë nga Mendy. Të dy këto gola kanë ardhur nga goditje standarde. Vendasit kanë arritur ta mbrojnë avantazhin e dyfishtë në pjesën e dytë dhe të marrin tri pikë shumë të rëndësishme. Hull City [1] – 0 Manchester United – Semi Ajayi 17′ – VIDEO Hull City [2]-0 Manchester United – Nobel Mendy 38′ – VIDEO