“Luis Migueli ndërhyri që të më mbronte”/ Shoku i portugezit të vrarë: Vata më goditi me thikë në këmbë…

“Luis Migueli ndërhyri që të më mbronte”/ Shoku i portugezit të vrarë: Vata më goditi me thikë në këmbë…

 Një tjetër nga turistët francezë që ndodhej me portugezin, Luis Miguel Varela Mendes, ka dhënë versionin e tij se si nisi ngjarja atë natë. Tourpal Khitaev ka deklaruar përpara hetuesve se kanë qenë te ‘Principote’ duke festuar dhe pasi kanë mbaruar kanë dalë nga klubi dhe kanë zbritur shkallet duke qëndruar tek shezlonget e plazhit. Sipas dëshmisë së tij, ai dhe shoku i tij, Ibrahim Leimoeiv po qëndronin pak të veçuar nga të tjerët, kur tre persona me ngjyrë i kanë thënë të ziheshin si burra. Më pas ai thotë se një djalë pranë tyre ishte i dehur dhe bërtiste dhe më pas dy persona kanë dalë nga lokali, një prej tyre Sokrat Vata që mbante thikën në dorë. Në dëshmi, Khitaev thotë se Vata e ka...