Telefonia u shtrenjtua, paketat e lira u pakësuan/ Autoriteti ndërhyn te Vodafone dhe ONE
Çmimet janë rritur, paketat e lira janë pakësuar dhe konsumatorët kanë pasur më pak mundësi zgjedhjeje. Ky është përfundimi që del nga hetimi i thelluar i Autoritetit të Konkurrencës për tregun e telefonisë celulare, ku janë shqyrtuar Vodafone Albania dhe One Albania. Sipas Autoritetit, gjatë periudhës së hetuar janë konstatuar rritje graduale dhe të përafërta të çmimeve, ngjashmëri e madhe mes paketave dhe reduktim i ofertave me çmime të ulëta. Institucioni evidenton gjithashtu mangësi në dokumentimin e kostove që kanë justifikuar ndryshimet e tarifave. Për konsumatorin shqiptar, problemi është shumë i thjeshtë: sa më pak oferta të lira të ketë në treg, aq më e vogël bëhet mundësia për të zgjedhur sipas xhepit. Pas hetimit, Autoriteti ka vendosur një seri detyrimesh për të dy operatorët....
Burimi:
ntv.al