Çmimet në supermarkete nën lupë/ Kontrollohen 30 produktet që blejmë më shumë

Çmimet në supermarkete nën lupë/ Kontrollohen 30 produktet që blejmë më shumë

Çfarë po ndodh me çmimet në supermarketet shqiptare? Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e supermarketeve kryesore të vendit, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura për çmimet e produkteve të konsumit të përditshëm. Në qendër të kontrollit do të jenë pikërisht produktet që familjet shqiptare blejnë më shumë. Supermarketeve u është kërkuar të paraqesin të dhëna të hollësishme për shitjet dhe çmimet gjatë periudhës janar 2025 – qershor 2026, si dhe listën e 30 produkteve që zënë peshën më të madhe në shitjet e tyre. Autoriteti do të krahasojë të dhënat për të parë se si kanë lëvizur çmimet dhe nëse konkurrenca mes supermarketeve po funksionon realisht në favor të konsumatorit. Dhe çështja ka peshë direkte për çdo familje. Të dhënat më të...