‘Dëgjova tre të shtëna dhe pastaj…’/ Vrasja e çiftit shqiptar në Greqi
Detaje të reja janë zbardhur nga krimi me dy viktima të dyshuar shqiptarë në hyrje të një pallati në Nea Smyrni të Athinës mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve të fundit, burri dyshohet se kishte pritur 45-vjeçaren shqiptare jashtë ndërtesës, në rrugën Grigoriou Kydonia, duke pritur që ajo të dilte. Më pas, ai e qëlloi disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur, dhe më pas kreu vetëvrasje. Vajza e 45-vjeçares jeton në këtë pallat, një fakt që po shqyrtohet nga policia në përpjekje për të rindërtuar lëvizjet e gruas para ngjarjes. Nga informacionet paraprake, rezulton se burri dhe gruaja nuk ishin të martuar. Policia po heton marrëdhënien mes tyre dhe motivet që mund të kenë çuar në krim. 45-vjeçarja kishte marrë plagë nga...
Burimi:
ntv.al