Tragjedi në Athinë, vrau të dashurën shqiptare, pastaj u vetëvra, dëshmitë e fqinjëve zbulojnë detaje të reja

Tragjedi në Athinë, vrau të dashurën shqiptare, pastaj u vetëvra, dëshmitë e fqinjëve zbulojnë detaje të reja

Greqia është tronditur nga një akt i rëndë dhune, ku një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare u gjetën të pajetë, të goditur nga arma zjarri, në hyrje të një pallati banimi në Athinë. Sipas hetimeve paraprake të autoriteteve greke, skenari i ngjarjes duket se ka qenë i planifikuar nga vetë autori i krimit. Burri, dyshohet se e ka pritur 45-vjeçaren teksa ajo po dilte nga pallati ku banonte. Mes tyre ka shpërthyer një debat i ashpër, i cili përfundoi në mënyrë tragjike: burri e qëlloi me armë zjarri gruan, duke ia marrë jetën në vend, ndërsa më pas ktheu armën ndaj vetes dhe u qëllua në kokë. Banorë të zonës kanë rrëfyer për mediat greke momentet e frikshme të asaj nate. Sipas tyre,...