Pagesat me kartë, komisionet nën tavan / BSH propozon 0.2% për debit dhe 0.3% për kredit
Një ndryshim i rëndësishëm po përgatitet për tregun e pagesave me kartë në Shqipëri. Banka e Shqipërisë ka nxjerrë për konsultim një projekt-rregullore që parashikon vendosjen e një tavani për tarifat e shkëmbimit mes ofruesve të pagesave. Sipas projektit, tarifa nuk duhet të jetë më e lartë se 0.2% e vlerës së transaksionit për pagesat me kartë debiti dhe 0.3% për pagesat me kartë krediti. Por çfarë do të thotë kjo për konsumatorin? Tarifa e shkëmbimit nuk është domosdoshmërisht një komision që qytetari e sheh të shkruar në faturë. Ajo është pjesë e kostos së sistemit të pagesës mes institucioneve financiare dhe mund të ndikojë në koston që biznesi ka për të pranuar pagesën me kartë. Një kufizim i saj mund të ulë një pjesë...
Burimi:
ntv.al