SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë/ Nga oligarkët te trafikantët

SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë/ Nga oligarkët te trafikantët

Ishulli ekzotik i Arubës në Karaibe, me plazhe me rërë të bardhë dhe resorte luksoze, mikpriti në fund të janarit 2019 një grup burrash nga Shqipëria, por interesi i tyre nuk lidhej me turizmin. Nën diellin e Antileve Holandeze, mijëra kilometra larg Tiranës, ata po diskutonin marrëveshje biznesi të ngritura mbi tre shtylla kryesore; logjistikën e trafikut të kokainës në Amerikën Latine, transaksionet me tokat në kryeqytet dhe bregdet si dhe projektet e zhvillimit për kulla dhe resorte turistike. Njeriu kyç i takimit ishte Artur Shehu, një personazh kontrovers me origjinë nga Vlora, që jeton prej dy dekadash në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në takimin e vëzhguar nga autoritetet e huaja ishin të pranishëm gjithashtu bashkëpunëtorët e tij, Arben Ismailaj, Elton Memeti,...