Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba, a u ekzekutua Aleksandër Koçeku në Shkodër për hakmarrje për një borxh prej 40 mijë euro (DETAJE)

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba, a u ekzekutua Aleksandër Koçeku në Shkodër për hakmarrje për një borxh prej 40 mijë euro (DETAJE)

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ekzekutimin e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili u vra me armë zjarri në fshatin Lin, në zonën e Karmës së Kirit, përgjatë aksit Kir–Prekal.Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në vendngjarje janë sekuestruar 25 gëzhoja automatiku, të gjitha të qëlluara nga e njëjta armë. Dyshohet se autori ose autorët i kishin organizuar një pritë viktimës dhe e kanë qëlluar me breshëri, pa i lënë mundësi reagimi. Trupi i pajetë u zbulua nga një kalimtar i rastësishëm, i cili pa automjetin me Koçekun brenda dhe njoftoi menjëherë policinë. Hetuesit kanë përqendruar punën në analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë përgjatë itinerarit të lëvizjes së viktimës, pasi zona ku ndodhi atentati nuk monitorohet me kamera....