735 pedagogë e akademikë firmosin deklaratën me 5 pika: Të ndalet dhuna policore ndaj studentëve

735 pedagogë e akademikë firmosin deklaratën me 5 pika: Të ndalet dhuna policore ndaj studentëve

Komuniteti akademik i është bashkuar zyrtarisht dhe në mënyrë masive revoltës popullore. 735 pedagogë dhe emra të njohur të arsimit e jetës publike kanë nënshkruar një deklaratë rrufeshme me 5 pika, të iniciuar nga Forumi për Dialog Politik, ku kërkojnë me ngulm dorëheqjen e menjëhershme të Kryeministrit Edi Rama, formimin e një qeverie kujdestare dhe ndalimin e menjëhershëm të terrorit policor ndaj rinisë.   Mes 735 firmëtarëve spikasin figura të shquara si akademikët Stefan Çapaliku e Ardian Ndreca, Fatos Tarifa, Zyhdi Teqja, Andri Koxhaj, Petraq Milo, Gjok Vuksani, Fatos Qerimaj, Gentian Stroni, Enkeleda Olldashi, Kozeta Bakiu, Suzana Guxholli, Areti Stringa, Voltana Ademi, Enida Bozhegu, Lutfi Dervishi, si dhe anëtari i Senatit Akademik, Arbër Rendi.   Të tronditur nga dhuna e pajustifikuar dhe shkelja e hapur...