Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK-së (EMRI)
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka fshirë në mënyrë të paligjshme një shënim kufizues nga kartela e një pasurie në zonën e Selitës, në Tiranë. Administratorja e “Triumph Company” kallëzoi Andi Barjamin se kishte fshirë një shënim kufizues të kontratës së sipërmarrjes që kishte lidhur me pronarët e një toke në Selitë për një projekt me sipërfaqe 3250 metra katrorë. Kontrata ishte regjistruar në Kadastër dhe në kartelën e pronës ishte vendosur një shënim kufizues sipas të cilit, mbrohej interesi i kompanisë në raport me pronarët e tokës. Këta të fundit kanë pretenduar se kompania nuk e ka realizuar projektin dhe...
Burimi:
zeri.ai