Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka fshirë në mënyrë të paligjshme një shënim kufizues nga kartela e një pasurie në zonën e Selitës, në Tiranë. Sipas Prokurorisë, Andi Bajrami, jurist pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-së Vlorë, akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Hetimi nisi pas kallëzimit të administratores së një kompanie, e cila pretendoi se juristi kishte fshirë shënimin kufizues të një kontrate sipërmarrjeje nga kartela e pasurisë me sipërfaqe 3250 metra katrorë, në zonën kadastrale 3292, Selitë. Sipas dosjes hetimore, pronarët e tokës kishin lidhur një kontratë sipërmarrjeje me shoqërinë për zhvillimin e pronës. Kontrata ishte pasqyruar në regjistrin kadastral me...
Burimi:
gijotina.com