“Le të mashtrojmë Zotin”/ Kundër vdekjes, vajza e Putinit në krye të projektit për vaksinën

“Le të mashtrojmë Zotin”/ Kundër vdekjes, vajza e Putinit në krye të projektit për vaksinën

Rusia ka nisur një projekt gjigant shkencor, duke investuar më shumë se 2 trilionë rubla në kërkimet për zgjatjen e jetës njerëzore dhe luftimin e plakjes. Ambicia e Moskës shkon edhe më tej: kapërcimi i kufijve biologjikë të njeriut dhe zgjatja e jetëgjatësisë përtej asaj që konsiderohet normale. Në krye të kësaj nisme është Maria Vorontsova, vajza e madhe e presidentit rus Vladimir Putin, e cila është endokrinologe dhe drejtuese e Institutit të Kërkimeve dhe Edukimit Mjekësor në Universitetin Shtetëror të Moskës. Gjatë një forumi në Moskë, Vorontsova prezantoi një strategji me dy faza. Fillimisht, synimi është që njerëzit të arrijnë moshën 85-90 vjeç, ndërsa në fazën e dytë kërkimet do të përqendrohen në tejkalimin e kufizimeve natyrore të jetëgjatësisë. Ajo e përshkroi këtë ambicie...