Nga fshirja e shënimeve kufizuese te shpërdorimi i detyrës, juristi i ASHK-së përfundon në gjykatë
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë një jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas organit të akuzës, punonjësi dyshohet se ka hequr pa bazë ligjore një shënim kufizues nga kartela e një prone në zonën e Selitës, në Tiranë. Çështja lidhet me një kontratë sipërmarrjeje të lidhur mes pronarëve të tokës dhe shoqërisë “Triumph Company” sh.p.k., për zhvillimin e një sipërfaqeje prej 3,250 metrash katrorë. Kontrata ishte regjistruar në dokumentacionin kadastral, ku ishte vendosur edhe një shënim bllokimi për të mbrojtur interesat e kompanisë mbi pronën. Sipas hetimeve, fshirja e këtij shënimi u krye nga shtetasi A.B., jurist pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-së Vlorë, të cilit praktika i ishte caktuar përmes shortit elektronik....
Burimi:
kohajone.com