Gjaku i Hitlerit analizohet pas 80 vitesh, shkencëtarët zbulojnë të dhëna të pazakonta për diktatorin
Një copë pëlhure e njollosur me gjakun e Adolf Hitlerit, e ruajtur për rreth 80 vite, është bërë pjesë e një studimi të pazakontë shkencor, që synon të hedhë dritë mbi anatominë, prejardhjen dhe profilin gjenetik të diktatorit nazist. Analizat kanë nxjerrë në pah disa gjetje të veçanta, përfshirë mundësinë që Hitleri të ketë vuajtur nga një çrregullim i rrallë hormonal, si dhe të ketë pasur predispozita gjenetike për disa probleme të shëndetit mendor. Gjithçka nisi më 30 prill 1945, kur Hitleri i dha fund jetës në bunkerin e tij nëntokësor, poshtë Kancelarisë së Berlinit. Sipas rrëfimeve historike, ai përdori një kapsulë cianuri dhe një pistoletë, ndërsa bashkëshortja e tij, Eva Braun, u vetëvra duke gëlltitur helm. Me urdhër të fundit të diktatorit, trupat e...
Burimi:
ntv.al