Dosja e 210 mijë eurove/ Akuza për falsifikim, Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit

Dosja e 210 mijë eurove/ Akuza për falsifikim, Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit

Edhe pse Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm në maj të vitit 2025, çështja gjyqësore ndaj këngëtarit Luiz Ejlli nuk ka përfunduar ende. Prokuroria ka kundërshtuar vendimin e Apelit dhe ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, ku çështja pritet të shqyrtohet më 24 nëntor. Relator i dosjes është caktuar gjyqtari Sokol Binaj. Luiz Ejlli është akuzuar për falsifikim dokumentesh në bashkëpunim. Sipas Prokurorisë, gjatë periudhës kur kishte humbur licencën e noterit, këngëtari kishte përdorur vulën noteriale për të hartuar një deklaratë që justifikonte burimin e një shume prej 210 mijë eurosh, në favor të shtetasit Fatmir Avdurramani. Më 2 tetor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier e shpalli fajtor Ejllin, duke e dënuar me një vit burgim. Ndërkohë, bashkëpandehuri Fatmir Avdurramani...