Prokuroria çon në gjyq juristin e Kadastrës, akuzohet se i hapi rrugë tjetërsimit të pronës
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen hetimore të ngritur ndaj një juristi të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas prokurorisë, çështja për juristin A.B është nisur pas kallëzimit të bërë nga administratorja e shoqërisë “Triumph Company”, Jonida Dusha. Juristi A.B akuzohet se ka fshirë shënimin kufizues të kontratës së sipërmarrjes nga kartela e pasurisë nr. 138/19, zona kadastrale 3292, Selitë, Tiranë që kjo shoqëri kishte lidhur me pronarët e tokës për zhvillimin e pasurisë me sipërfaqe 3250 m² në Selitë për zhvillimin e pronës në dëm të shoqërisë. Pronarët e tokës lidhën me shoqërinë ‘Triumph Company’ një kontratë sipërmarrjeje për zhvillimin e pasurisë, në të cilën përcaktohej se afati për realizimin e ndërtimit është...
Burimi:
javanews.al