Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim
Parku Kombëtar i Llogorasë është përfshirë nga mjegulla e dendur, duke krijuar një panoramë të pazakontë në një prej atraksioneve më të bukura turistike të jugut të vendit. Pas ditëve me reshje shiu, mjegulla ka mbuluar të gjithë territorin e parkut, ndërsa dukshmëria është ulur ndjeshëm edhe në rrugën e vjetër që të çon drejt Palasës, Dhërmiut dhe Himarës. Kushtet atmosferike kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve, ndaj drejtuesit janë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe me kujdes të shtuar për shkak të shikueshmërisë së kufizuar.
Burimi:
gijotina.com