Zv.kryeministrja dënon dhunën në protestën e sotme: Asnjë interes politik nuk justifikon sulmet ndaj policisë

Zv.kryeministrja dënon dhunën në protestën e sotme: Asnjë interes politik nuk justifikon sulmet ndaj policisë

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas skenave të dhunshme të mbrëmjes së sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një efektiv i Policisë së Shtetit është përfshirë nga flakët gjatë protestës. Koçiu e ka cilësuar të papranueshme dhe të pajustifikueshme atë që po ndodh, duke dënuar dhunën ndaj punonjësve të policisë dhe duke u bërë thirrje aktorëve politikë, mediave dhe shoqërisë që të mbajnë një qëndrim të qartë. Sipas saj, e drejta për të protestuar është një parim demokratik, por ajo nuk mund të përdoret për të justifikuar dhunën ndaj efektivëve që kanë për detyrë të garantojnë rendin dhe sigurinë publike. Zëvendëskryeministrja u ka kërkuar shqiptarëve të distancohen nga aktet e dhunës, duke theksuar se ato nuk duhet të relativizohen për interesa politike. “Demokracia nuk...