Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Qytetarë dhe studentë janë rikthyer këtë të diel në protestë përpara godinës së Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 169-të të tubimeve kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Protesta e sotme zhvillohet pas tubimit kombëtar të së shtunës, i cili nisi para Ministrisë së Arsimit dhe vijoi me marshimin e protestuesve në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit. Pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke këmbëngulur se largimi i tij nga drejtimi i qeverisë është një kërkesë e panegociueshme.