Lufta hibride në Itali/ Kepi: Mbi 6 mijë shkolla morën kërcënime për bombë, sulmet po testojnë institucionet italiane
Mbi 6 mijë shkolla në Itali kanë marrë e-mail kërcënues për vendosje bombash, në atë që ekspertët e cilësojnë si një luftë hibride ndaj vendit. E ftuar në emisionin ‘Syri i Botës’ në SYRI TV, gazetarja Alba Kepi foli për përshkallëzimin e sulmeve, të cilat kanë nisur me hakërimin e sistemeve të frigoriferëve në supermarkete, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike, kanë vijuar me alarme për bombë në aeroportet e Romës dhe Milanos dhe tashmë kanë prekur edhe institucionet arsimore. Kepi theksoi se kërcënimet me e-mail, të firmosura nga një person që identifikohet si Mikhel Agropov, kanë krijuar një situatë kaotike në shkolla dhe kanë vënë në provë reagimin e institucioneve italiane. Përballë kësaj situate, kryeministrja Giorgia Meloni ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e qeverisë,...
Burimi:
syri.net