Shkrimtari që i dha humorit zërin kritik dhe satirës një mision shoqëror
(Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Epaminonda Bulkës – (1906 – 1972) Nga ILIR ÇUMANI Më 14 nëntor 1972 u nda nga jeta Epaminonda Bulka, i njohur në botën e letrave shqipe si Nonda Bulka, një nga emrat e veçantë të letërsisë, publicistikës dhe kulturës shqiptare të shekullit XX. Shkrimtar, publicist, pedagog dhe përkthyes, Nonda Bulka la pas një krijimtari që dallohet për frymën satirike, humorin e hollë, vëzhgimin e mprehtë të realitetit dhe aftësinë për të zbuluar, përmes fjalës artistike, anët paradoksale të jetës shoqërore. Ai u bë i njohur veçanërisht për shkrimet e tij me karakter humoristik dhe satirik, të cilat i botoi shpesh me pseudonimin letrar CHRI-CHRI. Pas këtij emri fshihej një penë e veçantë, e mprehtë, që dinte të përdorte...
Burimi:
javanews.al