‘Rama në tre fronte presioni’/ Burimi: Protesta kërkon rrëzimin e kryeministrit, ndërkombëtarët në lojë

‘Rama në tre fronte presioni’/ Burimi: Protesta kërkon rrëzimin e kryeministrit, ndërkombëtarët në lojë

I ftuar në një lidhje Skype në SYRI TV, analisti Genc Burimi komentoi mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste dhe mesazhet e Edi Ramës, duke u shprehur se kryeministri po bën një llogari të gabuar kur mendon se e ka kaluar rrezikun politik dhe se protestat qytetare nuk përbëjnë më kërcënim për pushtetin e tij. Burimi tha se Rama ka sot tri shpata Damokleu mbi kokë: protestën qytetare, e cila nuk ka më afat dhe ka si synim rrëzimin e tij; SPAK-un, përballë të cilit po shtohen pikëpyetjet për pandëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë; dhe ndërkombëtarët, të cilët nuk do të mund ta tolerojnë pafundësisht situatën aktuale. Burimi theksoi se protestat kanë një rëndësi të veçantë, pasi tërheqin vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe përmes tyre...