Braci: Europa jashtë tryezës së negociatave, Putin synon krijimin e një ‘Jalte’ të re

Braci: Europa jashtë tryezës së negociatave, Putin synon krijimin e një ‘Jalte’ të re

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Melisa Braci, e ftuar në një lidhje Skype në Syri TV, deklaroi se Europa ka humbur rolin e saj në zhvillimet ndërkombëtare dhe rrezikon të mbetet jashtë tryezës së negociatave për Ukrainën.Braci tha se objektivi kryesor i Putin është krijimi i një “Jalte” të re, ndërsa vendet europiane që mund të marrin pjesë në negociata do të përfaqësojnë interesat e tyre kombëtare dhe jo një qëndrim të përbashkët të Bashkimit Europian.Ajo theksoi se kjo situatë është veçanërisht problematike, pasi rreth 70 për qind e mbështetjes financiare dhe ushtarake për Ukrainën vjen nga Bashkimi Europian, i cili deri më tani ka mbajtur qëndrim kundër negociatave të drejtpërdrejta me Vladimir Putin. Po e nis nga Italia, meqë këtu kam lidhje më të fortë....