Protesta në Pragë: Qindra mijëra në sheshin Letná kundër planit të qeverisë për financimin e medias publike

Protesta në Pragë: Qindra mijëra në sheshin Letná kundër planit të qeverisë për financimin e medias publike

Qindra mijëra njerëz u mblodhën të dielën në Pragë për të mbrojtur pavarësinë e televizionit dhe radios publike dhe për të kundërshtuar planet e qeverisë për të ndryshuar sistemin e financimit të tyre. Protesta u organizua nga organizata qytetare Million Moments for Democracy. Në sheshin më të madh të kryeqytetit çek, Letná, sipas raportimeve të mediave të dielën pasdite, morën pjesë nga 350 mijë deri në 400 mijë persona, shkruan Euronews. Protesta në Pragë u mbajt nën një slogan të veçantë, që i referohet orës së votimit në parlament. Slogani i tubimit, “Kurrë më 4:36”, i referohet orës kur shumica qeverisëse e shtyu në mes të tetorit një amendament të diskutueshëm ligjor në Dhomën e Deputetëve, në leximin e parë. Votimi u zhvillua në orët...