Zgjedhjet lokale, PS konfirmon prezencën në konsultimet me Presidentin, ironizon PD: “Depoja e molotovëve” qenka shprehur kundër kësaj tradite
Partia Socialiste ka konfirmuar prezencën e saj në konsultimet me Presidentin Bajram Begaj lidhur me datën e zgjedhjeve vendore të 2027. Në një reagim, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ironizuar Partinë Demokratike, duke thënë se ftesa për këtë konsultim është një traditë dhe se PD e ka refuzuar. “Çdo President i Republikës ka bërë të njëjtën procedurë, duke ftuar partitë politike për konsultimin e datës së zgjedhjeve. Por sot ‘depoja e molotovëve’-SHQUP qenka shprehur kundër kësaj tradite. Uroj që t’i thërrasin arsyes dhe të marrin pjesë në ZGJEDHJET VENDORE diku mes 15 Prillit – 15 Majit 2027. Të kundërtën e kanë provuar në forma të ndryshme me bojkot, me vulë, pa vulë etj. Partia Socialiste konfirmon prezencën në konsultime me Presidentin...
Burimi:
ntv.al