SPAK rëndon pozitën e Jorgo Goros, kërkesë Gjykatës për të sekuestruar 4 ha tokë në Himarë!

SPAK rëndon pozitën e Jorgo Goros, kërkesë Gjykatës për të sekuestruar 4 ha tokë në Himarë!

Jorgo Goro

TIRANË-SPAK ka rënduar pozitat ndaj ish kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Teksa Goro ndodhet në arrest me burg, Spak ka një kërkesë të dytë, i ka kërkuar GJKKO vendosjen e sekuestros për 4 hektarë tokë në bashkinë e Himarës.SPAK i ka kërkuar GJKKO vendosjen e sekuestros për 4 hektarë tokë në bashkinë e Himarës.
Nga prokuroria e Vlorës është konstatuar se është hetuar dhurimi i 4 hektarëve tokë në adresë të një tjetër kryetari bashkie i cili u votua për shkak se Beleri ishte në burg, ishte falur kryebashkiakut Arqile Bollano, i cili nuk është pyetur ende nga SPAK. 
Ish-kryebashkiaku i Himarës u arrestua për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqe tokë, që gjendet në fshatin Gjileke në Dhërmi. Jorgo Goro akuzohet se ka firmosur për tjetërsimin e një prone rreth 5 mijë metra katrorë nga arë bujqësore në sipërfaqe truall.
Në rastin e dytë nëpërmjet dokumentave të firmosura, sërish nga Goro u zhvendos një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, e cila iu vendos një tjetër pasurie, të gjitha në favor të familjes Mëhilli. Më pas, në bazë të këtyre dokumentave, u dha leje ndërtimi për një kompleks turistik nga bashkëshorti i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Artan Gaçi. Aktualisht Goro dhe Bashi janë në “arrest me burg”; në “arrest shtëpie” janë Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikoka; ndërsa Stavri Mëhilli është shpallur në kërkim./ZËRI
Burimi